ITALI - Zgjedhje sot zhvillohen edhe në disa njësi vendore në Itali, ku po zhvillohet balotazhi mes disa kandidaturave. Në 148 komuna të Italisë zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve vendore ku në zgjedhjet e para më 25 maj asnjë nga kandidatët nuk mori mbi 50% të votave për të siguruar fitoren.
Procesi i votimit në Itali ka nisur në orën 07:00 dhe do të mbyllet në orën 23:00 të mbrëmjes në të gjitha qendrat e votimit. Përjashtim bën vetëm Siçilia pasi qendrat e votimit janë hapur në orën 08:00 dhe do të votohet edhe nesër.
Në zgjedhjet e sotme në Itali janë rreth 4 milionë italianë që janë thirrur për të votuar në raundin e dytë për të zgjedhur drejtuesit e tyre vendorë.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com