Itali, spiunohet Renzi e shumë
politikanë, kapen vëlla e motë

Itali, spiunohet Renzi e shumë<br />politikanë, kapen vëlla e motë
Itali- Policia italiane ka asgjësuar një central të spiunazhit kibernetik që për vite ka grumbulluar sekrete dhe të dhëna të rëndësishme, duke spiunuar politikanë, institucione, administrata publike, studio profesionle dhe sipërmarrës, në nivel kombëtar.

Hetimet çuan në arrestimin e një inxhinieri bërthamor e të motrës së tij, rezidentë në Londër, por qytetarë të Romës.

Midis të spiunuarve janë Matteo Renzi, Mario Draghi, Mario Monti dhe imzot Ravasi. Në shënjestër edhe të dhëna nga ENAV, shoqëria që administron trafikun ajror
 
Giulio Occhionero

Të arrestuarit, 45-vjeçari Giulio Occhionero dhe 49-vjeçarja Francesca Maria, janë shumë të njohur në ambientet e financës së lartë në kryeqytetin italian.

Mbi të dy rëndojnë akuzat për prokurimin e lajmeve që kanë të bëjnë me sigurinë e shtetit, akses abuziv në sistemin informatik, të rënduar me përgjimin e paligjshëm të komunikimit informatik dhe telepatik.

Akuzat dhe lidhjet me masonerinë.
Të arrestuarit, 45 vjecari Giulio Occhionero dhe  49 vjecarja Francesca Maria janë elementë të njohur të drejtësisë italiane kryesisht të sektorit të financës.  

Të dy akuzohen se kanë arritur të marrin informacione që kanë të bëjnë me sigurinë e shtetit, qasje të paautorizuar në sistemet kompjuterike dhe përgjim të paligjshëm në nivelet e larta.

Në mesin e të përgjuarve bëjnë pjesë edhe Banka e Italisë, Kongresi dhe Senati. Për më tepër shkruajnë mediat italiane të cilat citojnë akuzat e autoriteteve, i arrestuari 45 vjecari është i lidhur me grupet e masonerisë italiane.

Virusi Eye pyramid

Hetimet e autoriteteve të qendrës kombëtare të antikrimit informatik vunë në dukje se dy personat drejtonin një rrjet kompjuterik të infektuar nga një virus i quajtur Eyepyramid. Dhe ka qënë pikërisht ky virus i cili  i ka lejuar të marrin apo të vjedhin prej vitesh lajme, të dhëna të rezervuara, të dhëna të ndjeshme të cilat u përkisnin qindra presonave përfshirë këtu edhe funskionarët publikë e sidomos persona kyc në botën e finacave.
Database me të dhënat e 18 mijë llogarive. Në duart e të arrestuarve ishte një database i cili përmbante të paktën 18.327 username mes të cilave 1.793 të pajisur me paswordet dhe të ndarë në 122 kategori  të emëruara “Nick” të cilat tregojnë tipologjinë e targetit të spiunuar, politikë, apo biznes apo edhe inicialet e emrave dhe mbiemrave.

Nën përgjim edhe Enav(aviacioni civil)

Mes të tjerave motra dhe vëllai akuzohen se kanë tentuar të hakerojnë apo vjedhin kibernetikisht sistemin informatik të avioacionit civil. Dhe sigurisht virusi  Eyepyramid do të kryente sulmin i cili  nëse do të futej në sistemin informatik do të lejonte abuzimin me informacionet dhe të dhënat e lidhura me sigurinë publike në sektorin e aviacionit civil.

Përgjohet ish kreu i GDF dhe jo vetëm

Në listën e personave që ranë viktimë e superspiunimit është edhe ish-gjenerali i përgjithshëm i Gdf Saverio Capolupo  dhe bankieri Fabrizio Saccomanni. Mes të përgjuarve janë edhe bashkëpunëtorë të kardinalit Gianfranco Ravasi

Hetimet

Hetimet për këtë superspiunim nisën nga sinjalizimi, ku emaili i dërguar administratorit të infrastrukturës përmbante virusin "Eyepiramid".
Duke ndjekur këtë gjurmë hetuesit arritën në rrjetin 'Botnet' i cili shfrytëzonte këtë virus për të arritur te informacionet e dëshiruara, duke marrë nën kontroll kompjuterat dhe sistemet informatike të viktimave.

Tashmë materialet e sekuestruara që ndodhen në SHBA  do të japin detaje lidhur me informacionet që janë vjedhur dhe mbi të gjitha të zbulohen interesat e të arrestuarve të përfshirë në këtë skandal.
 
[gallery]20502[/gallery]

Redaksia online
/e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Itali, kapen 11.5 kg kokainë në port, në pranga një shqiptar dhe një italian

Itali, kapen 11.5 kg kokainë në port, në pranga një shqiptar dhe një italian