Itali, stenda shqiptare vizitohet
nga ministri italian i turizmit

Ministri italian i Turizmit, Dario Franceschini vizitoi të premten Stendën e Shqipërisë e cila po merr pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit “BIT Milano 2016” të përfaqësuar nga Agjencia Kombëtare e Turizmit.

Kreu i Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Ardit Çollaku informon përmes rrjetit social ‘Facebook’ se,  Franceschini premtoi që së shpejti do të vizitojë Shqipërinë në kuadër të rritjes së bashkëpunimit dypalësh mes vendeve tona në fushën e Turizmit. Shqipëria përfaqësohet nga Agjencia Kombëtare e Turizmit si dhe 8 operatorë turistikë në panairin BIT Milano 2016. 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën