Itali, taksisti shqiptar përdhunon
2 vajza të dehura në Milano

Një 30 vjeçar me origjinë shqiptare, identiteti i të cilit nuk bëhet publik akuzohet për përdhunim të dy vajzave të reja në Milano të Italisë.
Taksisti shqiptar është arrestuar ditën e enjte nga policia italiane, por sot është publikuar në mediat Italiane, abuzimi kishte ndodhur në 11 nëntor 2017 dhe një më 24 korrik 2016. 30 vjeçari kishte përfituar nga rasti që vajzat ishin të dehura me alkool pas daljes nga Clubet e natës rreth orës 04:00 të mëngjesit.

Pas denoncimit të dy vajzave italiane policia ka bërë ADN-në por edhe pamjet filmike që kishte njëra prej të abuzuarave ku ishte filmuar një zemër dekorative prej rrobe e varur në pasqyrën e brendshme të makinës, pas hetimit të plotë u vërtetua se përputheshin faktet gjë e cila fundosi shqiptarin.

Vajzat italiane kishin treguar në polici detajin se taksisti fliste italishte me theks shqiptar gjë e cila ua lehtësoj indetifikimin agjentëve të policisë. Dyshohet se mund të jetë autor dhe për përdhunime të tjera, grupi hetimor po vazhdon hetimet për të zbardhur dhe raste të tjera. 30 vjeçari rezultonte me precedent penal por jo për përdhunim.

Tashmë mbi të rëndojnë akuzat për “Përdhunim”.

itali

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Reperi shqiptar rrëfen si humbi shikimin nga njëri sy në moshën 11 vjeçare: Më pëlqenin armët dhe lëndët plasëse

Reperi shqiptar rrëfen si humbi shikimin nga njëri sy në moshën 11 vjeçare: Më pëlqenin armët dhe lëndët plasëse