Itali, tentojnë t’i shpëtojnë luftës
400 libianë mbyten në Mesdhe

Në katër ditë janë shpëtuar rreth 7 mijë persona në Mesdhe dhe dyshohet se janë mbytur mbi 400 të tjerë. Sipas organizatës “Save the Children”, dëshmitë e personave të shpëtuar gjatë operacioneve të ndryshme nga Rojet Bregdetare italiane thonë se mund të jenë rreth 400 viktima të mbytur këtë fundjave.

Mes të shpëtuarve ndërkohë janë 450 fëmijë, mes të cilëve 317 të pashoqëruar. Emigrantët e paligjshëm vijnë nga Libia ndërsa tentojnë të largohen nga lufta në vendin e tyre, duke dashur të arrijnë brigjet italiane. 

Ky është bërë një fenomen shqetësues gjatë muajve të fundit me qindra jete të humbura në det të hapur e mijëra të tjerë të shpëtuar e të mirëpritur nga shteti Italian.
 
 
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës