MILANO- Një lëkundje e fortë tërmeti me magnitudë 5 të shkallës Rihter është regjistruar një orë pas mesnatës në kufi mes Basilikatës dhe Kalabrisë. Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë në provincat e Potenzës dhe Cosenza dhe janë regjistruar në orën 01:05 të ditës së sotme (e premte).

Sipas Institutit kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë epiqendra është lokalizuar mes komunave Mormanno, Laino Castello, dhe Laino Borgo në Cosentino, si dhe në komunën Rotondo në provicën Potenza. Lëkundjet e tërmetit u regjistruan rreth orës 01:05 të së premtes dhe më pas janë ndjerë dhe lëkundje të tjera me magnitudë 2- 3.3 të shkallës Rihter.

Një i moshuar 84 vjeç ka gjetur vdekjen pasi ka pësuar infarkt, nga frika që shkaktuan lëkundjet e forta. Instituti informon se zona e goditur është një zonë me rrezikshmëri të lartë sizmike. Informohet se është evakuar spitali Mormannos si dhe shkollat janë mbyllur për dy ditë.

(sg/shqiptarja.com)