ITALI – Një tërmet 4.9 ballë ka rënë në Ankona dhe Macerata në orën 3:32 të mëngjesit, në të njëjtën kohë me tërmetin që ra në L'Aquila në vitin 2009. Tërmeti zgjati për disa sekonda dhe popullsia është derdhur në rrugë nga frika. Fatmirësisht nuk ka pasur të plagosur apo dëme të pronës. Tërmeti u ndje gjithashtu në Abruzzo, Umbria dhe Lazio.
Sipas të dhënave të institutit sizmologjik italian,qendra e tërmetit ka qënë në thellësinë 8.4 km dhe epiqendra e tij, në afërsi të komunave Numana dhe Sirol. Në orën 05:07 ka pasur një lëkundje tjetër me të njejtin intensitet dhe më pas, edhe një të tretë 2.5 ballë në orën 7.40.
Menjeherë është mbledhur në Ankona një takim i kryetarëve të komunave në fjalë, përfaqësuesve rajonale të mbrojtjes civile me vullnetarë për të ndërmarrë veprimet e duhura. "Situata është nën kontroll," - tha Presidenti i Rajonit Marche, Gian Mario Smash, para se të hynte në takim.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com