Itali/ Test super i shpejtë për Covid-19, rezultati për 3 minuta

Itali/ Test super i shpejtë për Covid-19, rezultati për 3 minuta

Shkencëtarët në Itali kanë zhvilluar një test shumë të shpejtë për Covid-19.

Ai është në gjendje që vetëm për 3 minuta të përcaktojë nëse një person është infektuar ose jo me koronavirus.

Quhet “Tamponi i Përditshëm” dhe përdor pështymën për ekzaminim.

Testi për Covid-19 është zhvilluar nga kompania private “Allum” në Lecco në bashkëpunim me universitetin Sannio.

“Tamponi i Përditshëm”, ka marrë aprovimin e Ministrisë italiane të Shëndetit dhe prodhimi i tij mund të nisë në masë.

Ai funksionon njësoj si një test shtatzënie.

Fillimisht merren kampionë të pështymës dhe vendosen në tampon, falë përdorimit të tre reagentëve mundësohet dhe rezultati.

Nëse jeni pozitivë shfaqen dy vija, dhe për negativ vetëm një vijë. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur