Itali, thatësira e madhe mbyll 100
shatërvanët e famshëm të Vatikanit
Vapa dhe thatësira e madhe pason një periudhë dyvjeçare reshjesh shiu nën mesataren, që ka detyruar autoritetet të urdhërojnë masa për përdorimin e kufizuar të ujit në rreth 20 komuna pranë kryeqytetit italian.
Thatësirën e zgjatur në Itali ka nisur ta ndiejë edhe Vatikani, që vendosi të mbyllë 100 shatërvanët e famshëm të tij, përfshirë dy kryeveprat e stilit barok në sheshin e Shën Pjetrit.
Vapa dhe thatësira e madhe pason një periudhë dyvjeçare reshjesh shiu nën mesataren, që ka detyruar autoritetet të urdhërojnë masa për përdorimin e kufizuar të ujit në rreth 20 komuna pranë kryeqytetit italian.
Është hera e parë që drejtuesit e Vatikanit shtrëngohen të mbyllen shatërvanët, por më shumë kjo bëhet në shenjë solidariteti me Romën gjatë kësaj thatësire që ka prekur pothuaj gjithë Italinë.
“Për aq sa mbajmë mend ne, kjo është hera e parë që ndodh një gjë e tillë. Roma është e bekuar me ujë dhe ky rast përbën një përjashtim”, është shprehur zëdhënësi i Vatikanit, Greg Burke.
Banorët shprehen të befasuar nga gjesti i selisë së shenjtë.
“Nuk ka ndodhur kurrë ndonjëherë. Kjo është hera e parë që mbyllen shatërvanët e Vatikanit”, thotë Cristina, banore në Romë.
Këto masa sipas “Radio Vatikanit”, janë në një linjë me predikimet e Papa Françeskut mbi mjedisin.
Frikën e tij ekologjike, ati i shenjtë e parashtroi në një dokument kushtuar kësaj teme në 2015-n, ku denonconte praktikat e shpërdorimit dhe theksonte rëndësinë e ujit të pijshëm.
Thatësira ka goditur dy të tretat e tokave bujqësore ndërsa kostoja deri tani llogaritet rreth dy mld euro.
Redaksia OnlineEr.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43.2%
-
Jo
50.5%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 4210
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shqipëria vend strehimi për palestinezët? Ralf Gjoni: Rama të japë garanci se s'ka skenar të tillë! Galdini: Spostimi nga vatra e tyre është spastrim etnik
28 Janar, 21:51
-
Ardian Vehbiu: Histeria ndaj kryepeshkopit Anastas
28 Janar, 21:45
-
Zbulohet në Prishtinë laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve (FOTOT)
28 Janar, 21:28
-
Kush janë ministrat e qeverisë Kurti që u pasuruan më shumë gjatë 4 viteve
28 Janar, 21:15
-
'Ngrirja' e ndihmave amerikane ndihet në mbarë globin, pezullohen nga puna 50 zyrtarë të USAID! Nuk preken programet e Mbrojtjes, as Ukraina
28 Janar, 21:07
-
Dosja K- Letra e Edip Tershanës në qeli: Enver ti e shite Kosovën, kjo është tradhëti!
28 Janar, 21:04
-
Ylli Pata: Sforcimi kërcitës i partive të reja të opozitës
28 Janar, 20:54
-
Meta shkruan nga burgu: 'Në qeli kam vetëm kalendarin që më dhuroi Janullatos...". Ish Presidenti kujton si dhe pse i dha nënshtetësinë Hirësisë dhe ndërtimin e Katedrales
28 Janar, 20:40
-
Protestat në Serbi/ Vuçiç i drejtohet popullit: Plotësuam kërkesat e studentëve! Vendimi për qeveri të re, brenda 10 ditëve! Mund të kemi zgjedhje të parakohshme për 75 ditë
28 Janar, 20:22
-
Juristi Kara për Report Tv: Berisha vrau e preu, nëse vjen në pushtet Shqipëria shpërbëhet! Ahmetaj të dalë si i penduar e jo si i kulluar me gjysmë të vërteta
28 Janar, 20:20
-
Berat/ Rrëmbeu dhe dogji dy të rinj në ’98-ën, Gjykata e Beratit dënon Byniamin Hajron me 25 vite burg
28 Janar, 20:13
-
SPAK kërkon sekuestrimin e pronave të Ervis Martinajt, Beqiri: Nëse s'do fshihej pas tezes së tij Liri Berisha, s’do kishte bërë këto që ka bërë! Me lidhje politike
28 Janar, 20:02