Itali/ Theu urdhrin e gjykatës dhe kreu vepra të tjera penale, 38-vjeçari shqiptar rikthehet në qeli

Itali/ Theu urdhrin e gjykatës dhe kreu vepra të tjera penale, 38-vjeçari shqiptar rikthehet në qeli

Foto ilustruese

Itali- Një 38-vjeçar shqiptar është arrestuar nga karabinierët në Itali, pasi u kap teksa kishte shkelur urdhrin e gjykatës për disa nga veprat penale për të cilat ishte hetuar dhe gjykuar më parë.

Ditën e djeshme (14 mars), shqiptari u lokalizua në Mariano Comense, ku pas verifikimeve u zbulua se ndaj tij kishte një dënim me kusht që ishte pezulluar dhe duhej rikthyer në qeli pasi kishte shkelur urdhrin e gjykatës.

I ndaluari është banues në zonën e Cabiate, teksa u transferua në burgun Bassone në Como, pas pezullimit të përkohshëm të shërbimit të tij me kusht në shërbimet sociale.

Masa e lëshuar më 11 mars, buronte nga shkelje të përsëritura të detyrimeve lidhur me masën alternative, të konstatuara nga karabinierët, midis tetorit 2024 dhe marsit 2025, teksa kishte një vendim që lirohej me kusht për të mos kryer të tjera vepra penale.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 15 Mars, 07:27

    A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?



×

Lajmi i fundit

Tragjedia me 59 viktima në Maqedoninë e Veriut: Dëgjuam të bërtitura, ndihmuam aq sa kemi pasur mundësi

Tragjedia me 59 viktima në Maqedoninë e Veriut: Dëgjuam të bërtitura, ndihmuam aq sa kemi pasur mundësi