Itali,trafik kokaine me vlerë 2 mln
euro, pranga 5 shqiptarëve /VD

Itali,trafik kokaine me vlerë 2 mln<br />euro, pranga 5 shqiptarëve /VD<br>
Autoritetet italiane kanë vënë në pranga të gjithë anëtarët e një bande shqiptarësh që furnizonin me kokainë rajonin e Arezzos në Itali.

Hetimet për grupin e shqiptarëve nisën në shtator të 2016-ës, kur në garazhin e një ndërtese të vjetër në Creti, pranë varrezave, u zbuluan gjashtë pako me nga 1150 gramë kokainë e pastër që nëse do të hidhej në treg do të kapte vlerën e rreth 2 milione eurove.

Tashmë në prangat e policisë italiane kanë rënë pesë anëtarët e bandës së shqiptarëve: A.E. 26-vjeç, B. A. 43 vjeç, S. E. 28 vjeç, S. A.28 vjeç dhe H.L. 17 vjeç. Dy të parët u arrestuan në 30 nëntor 2016 dhe janë dënuar me nga 8 vjet burg për trafik të lëndëve narkotike. Hetimet u mbyllën në 18 qershor dhe në baze të provave të siguruara, policia arrestoi edhe 3 shqiptarët e tjerë, të cilët janë shpallur fajtorë për trafik droge.

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar