Varese- Një 23-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali një javë më parë për posedim dhe shitje kokaine, një armë gjahu të prerë dhe 460 fishekë të kalibrave të ndryshëm.
Seksioni antidrogë i Varese kishte marrë kohët e fundit lajmin për praninë e një shpërndarësi droge me origjinë ballkanike, i cili duke vepruar me një strategji krejt të veçantë, bënte tregtinë e mallit nëpërmjet rrjetit social dhe platformës WhatsApp.
Pasi vendoste vendin dhe orarin e takimit, ai paraqitej në takime në bordin e një serie të fundit ‘Golf’, me targë zvicerane. Këto detaje janë zbardhur nga hetuesit dhe publikuar sot (21 Dhjetor) në median e vendit fqinj.
Brenda pak ditësh, hetuesit identifikuan makinën dhe e ndoqën atë derisa gjetën shtëpinë e të riut në një komunë në zonën e Varese. Pasi dalloi se po ndiqej, ai ndali mjetin dhe u shtir sikur kishte nevoja personale (fiziologjike), por rrëshqiti me shpejtësi poshtë këmbëve një paketë që tentoi ta fshihte në një zgavër të një prej postave të hekurudhës.
Më tej hipi në mjet dhe vijoi rrugën. Oficerët u ndanë, një grup ndoqi makinën dhe tjetri kontrolloi vendin. Pasi gjetën pakon e fshehur, vunë re se kishte brenda 40 doza kokaine. Më tej u ndal edhe mjeti për kontroll fizik, sikurse edhe 23-vjeçari. Policia tha se iu gjetën 20 doza të tjera dhe një shumë parash e madhe, që mendohet se janë të ardhura nga trafiku i drogës.
Kontrolli vijoi në banesë, ku u zbuluan në një çantë shpine të fshehur poshtë krevatit, 460 gëzhoja të kalibrave të ndryshëm, si dhe një pushkë gjahu, në dhomën e gjumit, të futura pas një gardërobe.
A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
69.2%
-
Jo
27.1%
-
Nuk e di
3.7%
Vota total: 107
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Nga fshati i gruas!’ Shqiptari s’i shpëton dot arrestimit, edhe pse mori mbiemrin e gruas pas martesës! U rikthye ilegalisht në Itali pas dëbimit
28 Mars, 21:46
-
Greqi/ Kapet kokainë me vlerë rreth 6 mln euro në Portin e Pireut, erdhi nga Ekuadori! Ngarkesa e ndarë në dy pjesë, 2 qentë antidrogë i bëjnë ‘gjëmën’ karteleve të drogës
27 Mars, 18:06
-
Itali/ Zbardhet EMRI i shqiptarit të arrestuar për vrasjen e rumunit më 2020! I dënuar me rreth 23 vite burg, shkak pazaret e drogës! E goditi 30 herë me thikë pas shpine
27 Mars, 16:00
-
Itali/ Vrau pronarin e tabakinos me kaçavidë në grabitje, arrestohet pas një viti shqiptari! Përgjimet, gjurma e ADN dhe filmimet e ‘tradhtojnë’, ja çfarë i tha gruas (EMRI)
27 Mars, 14:36
-
Procesi 'Black Eagle' në Belgjikë, dëshmon biznesmeni nga Shqipëria: Nuk kisha dijeni që babai im ishte në kërkim
27 Mars, 14:13
-
I tërhoqi flokët gazetares që po e pyeste, ish-kryeministri italian kërkon ndjesë: Bëra gabim! Kjo histori më jep mundësinë për një reflektim
27 Mars, 12:39
-
Në hotel me 40-vjeçarin, 15-vjeçarja thith kokainë, shoqja e filmon! Report Tv zbardh detaje të ngjarjes së rëndë! Gjykata lë në burg Rinald Rakipajn
27 Mars, 12:18
-
Në makinë me armë me silenciator dhe benzinë, 2 të arrestuar në Shkodër (EMRAT)
27 Mars, 12:15
-
I dënuar me 8 vjet burg në Itali për trafik droge, arrestohet 40-vjeçari në Vlorë! Pritet ekstradimi drejt vendit fqinj (EMRI)
27 Mars, 11:19
-
Itali/ Autobusi turistik bie në lumin Po në Torino, humb jetën shoferi, dyshohet se humbi kontrollin mbi drejtimin e mjetit pasi mund të ketë pësuar infarkt
26 Mars, 18:42
-
Itali/ Vrau rumunin me thikë për pazaret e drogës, arrestohet pas katër vitesh shqiptari i dënuar me 22 vite burgim! U kap pas rikthimit në Fermo për një problem familjar (FOTO)
26 Mars, 18:17
-
Incidenti i paprecedentë! Nuk i pëlqeu pyetja, ish-kryeministri italian i tërheq flokët gazetares (VIDEO)
26 Mars, 17:20