Itali/ Trafikonin drogë nga Kolumbia në Torino dhe hashash nga Ballkani, shkatërrohet rrjeti, arrestohen 5 shqiptarë dhe 9 italianë (VIDEO)

Më shumë se njëqind agjentë të komandës së policisë provinciale, gjatë dy ditëve u angazhuan në konfiskimin e një sasie të madhe droge dhe kanë arrestuar një duzinë trafikantësh dhe ndaluan rreth pesëmbëdhjetë korrierës. Duket si episod i një seriali televiziv, por nuk është ashtu.

Mbi 4.5 tonë marijuanë, 36 kilogramë kokainë, 62 kilogram hashash dhe katër litra vaj hashashi me një vlerë prej tetë milion eurosh u sekuestruan gjatë një operacioni ku morën pjesë mbi 100 agjentë të komandës së policisë provinciale të Torinos. Gjithashtu u sekuestruan edhe një milion euro, prandaj emri i operacionit ishte "Një milion".

Suksesi i operacionit çoi në arrestimin e një duzine trafikantësh dhe ndalimin e rreth 15 korrierëve. Për njërin prej të arrestuarve, akuza është gjithashtu e shfrytëzimit të prostitucionit.

Gjatë hetimeve, të kryera në territorin Italin dhe jashtë vendit, policia arriti të rindërtonte rrugët e furnizimit të substancave të paligjshme që ishin destinuar për në Torino. Kokaina vinte nga Kolumbia, ndërsa marihuana dhe hashashi nga vendet e Ballkanit

"Torino konfirmohet si një udhëkryq i rëndësishëm në trafikun ndërkombëtar të drogave. Operacioni i kryer nga Carabinieri sot në sinergji të ngushtë me krimin e organizuar, bashkinë dhe grupin e sigurisë urbane të Prokurorisë Publike në Torino - komentoi koloneli Francesco Rizzo, komandant provincial i karabinierëve të Torinos - në fakt ka dokumentuar se si kokaina arriti në kryeqytetin Piemontes direkt nga Amerika e Jugut me anë të rrugëve të trafikut në Holandë, ndërsa marihuana dhe hashashi të importuara nga vendet e Ballkanit dhe veçanërisht nga Shqipëria nga korrierët që zbarkonin në mënyrë klandestine me anije të shpejta në bregdetin e Adriatikut, veçanërisht në provincat e Ravenna dhe Campobasso".

Selia e organizatës ishte në një garazh brenda në Torino, në pronësi të një prej shqiptarëve të bandës.

5 shqiptarët e arrestuar dhe 9 italianët, (mes tyre kapo të grupit) ishin pjesë e grupit që kishte aftësi të larta organizative, logjistike dhe financiare, ata zotëronin gomone të shpejta që niseshin nga nga Durrësi për të përfunduar në bregdetin italian të Adriatikut.

Në një rast korrierët e përgjuar në det të hapur nga anijet e patrullës u detyruan të hedhin në det gati 2 tonë marijuanë.

Droga e sekuestruar

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kujdes redaksia: 04/03/2020 21:29

    'Operacioni' thote shkrimi, 'u krye nga Carabinieri ne sinergji me krimin e organizuar, bashkine' etj me rradhe. Po si more nga Karabinieret ne sinergji me krimin!? Ca budalleqesh shkruani keshtu!? Pastaj Karabinieret shkruhen me K jo me C. Gjynah qe e dhisni punen ne ket' fare feje, keni rini me shkolle ne Tirane plot, zgjidhni vajza dhe djem te afte dhe mesojuni zanatin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja