Itali, trafikonin heroinë me vlerë
1 mln euro,pranga 11 shqiptarëve 
VD/ Aksioni i arrestimit të shqiptarëve

Itali, trafikonin heroinë me vlerë<br />1 mln euro,pranga 11 shqiptarëve <br />VD/ Aksioni i arrestimit të shqiptarëve
ITALI - Në një operacion të gjerë anti-mafia të koduar "Vrima" janë ekzekutuar 16 urdhër-arreste. Në pranga kanë rënë 5 shtetas italianë dhe 11 shqiptarë, të cilët akuzohet se ishin pjesë e një grupi trafikimi droge. Ndërkohë që mësohet se janë në kërkim edhe 4 persona të tjerë.
 
Gjatë operacionit në zonën e Altamuras është zbuluar një laborator në të cilin sapo ishin prerë dhe përgatitur 13.5 kg heroinë të ndara në pako prej 23 miligramëshe. Në laborator është arrestuar në flagrancë një shqiptar i cili po përpiqej të ngarkonte pakot e heroinës në makinën e tij.
 
Operacioni i quajtur ‘’Vrima’’ dhe që ka zgjatur rreth 1 vit, ka nisur pas përpjekjes së një grupi trafikantësh shqiptarë me rrënjë të mirëstabilizuara në Itali për të kaluar sasi të mëdha heroine në vendin fqinj nga Shqipëria.
 

aksioni
arrestimet
(Aksioni i policisë italine dhe të arrestuarit)  FOTO

Gjithashtu, përveç 16 të arrestuarve dhe 4 të tjerëve të cilët janë shpallur në kërkim janë edhe 18 të tjerë që do të hetohen në gjendje të lirë. Operacioni u shtri në Puglia, Toscana dhe Abruzzo. Gjatë operacionit të Anti-Mafias së Barit gjithashtu u sekuestrua një sasi prej 11 kilogramë hashash.

Nga hetimet e para rezultoi se droga kalohej në Itali e fshehur në automjetet që vinin nga Shqipëria. Nëpërmjet përgjimeve telefonike, hetuesit italianë arritën të bëjnë një lidhje mes trafikantëve dhe shpërndarësve në Itali. Ndër të arrestuarit, spikat shtetasi Italian Marco Muserra i cili është pjesë e grupit ‘Parisi’, i mirënjohur në zonën e Barit.

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Preç Zogaj: ‘Mosmarrëveshja’ si testament i orientimit perëndimor të Shqipërisë

Preç Zogaj: ‘Mosmarrëveshja’ si testament i orientimit perëndimor të Shqipërisë