Rimini- Policia e Riminit arrestoi në flagrancë një 30-vjeçar shqiptar për trafik kokaine

Karabinierët që po kontrollonin zonën e Colonnella, kanë vënë re një makinë të vogël duke bërë lëvizje të dyshimta pranë një pallati, duke pikasur edhe shitjen e lëndëve narkotike.

Shoferi i ka dorëzuar një pako një personi që ka hipur në bord dhe në këmbim ka marrë një kartëmonedhë 50 euro. 

Të dy u ndaluan menjëherë. Blerësi, një 50-vjeçar nga Rimini, kishte me vete një mbështjellës kokaine të blerë së fundmi. 30-vjeçari shqiptar, banues në provincën e Veronës, por me banim të përkohshëm në San Marino, kishte fshehur tetë doza të së njëjtës substancë në pjesët e tij intime. 

Oficerët sekuestruan edhe 700 euro para të gatshme dhe një peshore precize. Nga hetimet rezultoi se i arrestuari dërgonte drogë në shtëpi me porosi të marra përmes WhatsApp. Nga kontrolli i banesës së tij në San Marino u zbulua material paketimi dhe 3000 euro të tjera cash, informon media e vendit fqinj. 

Shqiptari është vënë në dispozicion të organeve të drejtësisë dhe do të gjykohet menjëherë.