Itali, trafiku i drogës, 13 shqiptarë
dhe 10 italianë para Gjykatës

Itali, trafiku i drogës, 13 shqiptarë<br />dhe 10 italianë para Gjykatës
AVEZZANO- Anëtarët e një bande të trafikimit të drogës në Itali, të arrestuar në 8 janar të këtij viti, do të paraqiten në seancën e parë gjyqësore. Para Gjykatës do të paraqiten 13 shqiptarë dhe 10 italianë.

Sipas prokurorit të antimafias, kapoja i bandës ishte shqiptari Edmond Kavalli dhe akuza kryesore për 23 të dyshuarit është shpërndarje dhe trafik droge.
 
Seanca e parë dëgjimore në gjykatë pritet të mbahet më 15 tetor 2013.

Hetimet e bëra nga Prokuroria e anti-mafias së Akuilas, në Itali, çojnë në Gjykatë 13 shqiptarët e arrestuar:
Edmond Kavalli
Saimir Kavalli, 27 vjeç
Vjolanda Kavalli, 34 vjeç
Erald Kaderja, 30 vjeç
Drilon Dervishaliaj, 30 vjeç
Nertin Çollaku, 27 vjeç
Kujtim Picaku, 30 vjeç
Vladimir Picaku, 30 vjeç
Petrit Nikolli, 31 vjeç
Bledar Pjetre, 25 vjeç
Francesco Preca, 21 vjeç
Leons Çupi, 25 vjeç
Nikolin Kupi, 22 vjeç
 
Shqiptarët e arrestuar ishin rezidentë në zonën Tagliacozzo dhe Avezzano.
 
Sipas të dhënave të policisë trafiku i shpërndarjes së lëndëve narkotike, në veçanti të heroinës dhe kokainës vinte nga Shqipëria dhe Napoli dhe shpërndahej në zonën e Marsicës, Avezzano dhe Tagliacozzo në provincën e Aquilës të Itali.
 
Organizata përdorte pseudonime dhe fliste me kode, prandaj ka qenë një punë e vështirë për identifikimin dhe kapjen e tyre. Arrestimet erdhën si rezultat i një hetimi prej 1 viti e gjysmë, që e çuan Prokurorinë e Aquilës në gjurmët e organizatës së shpërndarjes së drogës.
 
Sipas policisë rrjeti i shpërndarjes së drogës kishte përfshirë shumë klientë dhe fitonin rreth 1000 mijë euro në ditë.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Praga mbështet mbrojtjen e Ukrainës në territorin rus, por pranon se ka 'dilema'

Praga mbështet mbrojtjen e Ukrainës në territorin rus, por pranon se ka 'dilema'