ITALI - Italia është përfshirë sot nga një grevë e përgjithshme 24 orëshe e transportit publik. Ndërkohë ditën e djeshme për shkak të grevës ka patur probleme në sektorin hekurudhor.

Greva u paralajmërua nga Unioni i Sindikatave i cili theksoi se u vendosën të bëhen dy ditë grevë kundër privatizimeve të sektorit të transportit publik dhe për ringjalljen e tij. Greva ka krijuar probleme për ata që udhëtojnë me autobusë, metro, apo avion.

Fluturimet në disa aeroporte të Italisë pritet të kenë vonesa ose të anulohen, ndërkohë që në transportin publik lokal do të respektohen oraret e garancisë, që ndryshojnë sipas qyteteve gjatë grevës 24 orëshe që do të mbahet në qytetet kryesore italiane.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)