Itali, treni del nga shinat, 3
viktima, 5 të plagosur rëndë/VD

Itali, treni del nga shinat, 3<br />viktima, 5 të plagosur rëndë/VD<br>
Dalja e një treni nga shinat në qyetetin e Milanos në itali ka shkaktuar 3 viktima dhe ka lënë 5 persona të tjerë të plagosur rëndë dhe 41 pasagjerë të tjerë me lëndime të lehta.

Aksidenti hekurdhor ndodhi mëngjesin e sotëm rreth orë 06:55. Treni në të cilin ndodheshin 250 pasagjerë ishte nisur nga Cermona drejt stacionit “Porta Garibaldi” në Milano.

Dëshmitarët janë shprehur  se kanë ndier dridhje pak para daljes së trenit nga shinat.

Ndërkohë që një përfaqësues i hekurudhës ka deklaruar se treni udhëtonte me shpejtësi normale dhe se shkak i aksidentit mund të jetë një problem në strukturën e shinave të hekurudhës ose një problem me trenin.

Sipas autoriteteve lokale tre viktimat janë gra, por ende nuk është bërë i ditur identiteti i tyre. Si pjesë e hetimit që ka filluar është sekuestruar kutia e zezë e trenit, të dhënat e të cilës do të analizohen me shpresën se do të dali ndonjë detaj i cili mund të japi një përgjigje për shkakun e aksidentit.


[gallery]25401[/gallery]

d.c/D.T./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS