Trupi i një prej shenjtorëve më të njohur katolikë, murgu mistik Atë Pio, ka mbërritur me një arkivol kristali në Vatikan.Trupi i tij u rindërtua pjesërisht me një maskë silikoni dhe u ruajt në një temperaturë të caktuar, me qëllim që besimtarët të mund ta shohin nga xhami. Ishte Papa Françesku ai që kërkoi që trupi i shenjtorit, i cili e ka kaluar pjesën më të madhe të jetës duke dëgjuar rrëfimet e njerëzve, të zhvendosej në Selinë e Shenjtë.