Itali - Rudi Simaneta, punëtori 60-vjeçar me origjinë shqiptare i cili u përfshi në një aksident në punë në Itali, ndërroi jetë pas katër ditësh në spital.
Viktima një punonjës i një ferme lokale në zonën Cascina Americana, duhej të pastronte murin e një magazine. Për ta bërë këtë, ai dyshohet se u ngjit në krahët e një piruni për të arritur në majë të magazinës.
Në 3 metra lartësi, dyshohet se punëtori humbi ekuilibrin dhe u rrëzua. Pavarësisht ndihmës së mjekëve 60-vjeçari nuk mundi t’i ,mbijetonte plagëve të marra.
Komente






