Një shqiptarë është vetëvrarë në mënyrë aksidentale në Milano të Italisë teksa po e ndiqte policia, pasi ai ishte i skeduar si hajdut i automjeteve të shtrenjta.
 
Siç raportojnë mediat italiane, bëhet fjalë për shqiptarin Besnik Tafaj 27-vjeç, i cili kishte vjedhur një automjet “Audi A8” dhe policia po e ndiqte për ta kapur, por sapo ka nxjerrë pistoletën për të qëlluar mbi policinë një nga plumbat e ka prekur në pjesën e mjekrës duke i shkaktuar edhe vdekjen e menjëhershme.
 
Në ekspertizën e zbardhur nga gazetarët italianë, 27-vjeçari shqiptar ka qëlluar 4 herë në drejtim të policisë, ndërkohë që ka të dhëna se ai mund të jetë pjesë e një rrjeti ndërkombëtar të vjedhjes së automjeteve të shtrenjta.
 
Sakaq, policia italiane dyshon se i riu shqiptar ishte përfshirë edhe në aktivitete të tjera kriminale.