Digjen gjatë natës makinat e dy shqiptarëve në Itali.

Sipas mediave italiane zjarrvënia ka qënë e qëllimshme dhe automjetet janë shkrumbuar tërësisht. Emrat e shqiptarëve nuk bëhen të ditur, por sipas mediave ata ishin fqinj dhe jetonin në zonën San Martino në Reggio Emilia.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:30 dhe makinat ishin të parkuara poshtë pallatit ku jetonin dy shqiptarët. Dy makinat e shkrumbuara janë Opel, njëra Arstra dhe tjetra Insigna.

Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com