Itali/ Ulet në 30 vjeç mosha mesatare e të infektuarve nga Covid

Itali/ Ulet në 30 vjeç mosha mesatare e të infektuarve nga Covid

Sipas Institutit të lartë të Shëndetësisë në Itali, mosha mesatare e rasteve të reja të identifikuar me infeksionin e koronavirusit gjatë periudhës 10 deri 16 gusht është ulur në rreth 30 vjeç.

Sipas autoriteteve, kjo ndryshesë "Në Itali, si në Europë dhe globalisht, ka ndodhur për shkak se qarkullimi i Covid sot "ndodh më shpesh mes grupmoshave të reja, teksa janë rihapur aktivitetet tregtare dhe është shtuar grumbullimi dhe lëvizja e njerëzve.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Itali, për të tretën javë me rradhë në vend ka  rritje të rasteve të reja dhe se incidenca kumulative në 14 ditët e fundit (periudha 3-16 gusht) është 9.65 për 100 mijë banorë, "e ngjashme me nivelet e vërejtura në fillim të qershorit". 28.3% e rasteve të diagnostikuara jamë të importuara nga jashtë kurse shumica e infeksioneve kanë ndodhur brenda territorit italian.

Po sipas autoriteteve shëndetësore, numri më i madh i të identifikuarve të rinj me Covid janë asimptomatikë dhe se ka ndryshuar për mirë dinamika e transmetimit teksa është identifikuar edhe ulja e ashpërsisë klinike të Covid.

Sipas të dhënave pandemike të javës që kaloi, në Itali pas zvogëlimit të numrit të rasteve të infeksionit falë masave të bllokimit, vendi tashmë është në një fazë tranzicioni epidemiologjike, me një tendencë përkeqësimi progresiv

Sipas një raporti të Institutit të Lartë të Shëndetësisë italiane, "Numri i rasteve të reja të infeksionit mbetet përgjithsht i ulët, por ka qenë në rritje për tre javë rresht" dhe se "Nëse masat e sigurisë dhe karantinat nuk respektohen "në javët e ardhshme, në javët e ardhshme do ketë rritje të ndjeshme të numrave Covid".

"Ne nuk e dimë nëse do të ketë një valë të dytë të Covid, por edhe nëse po, ajo nuk do të jetë me të njëjtën madhësi me të cilën u desh të përballemi në fund të shkurtit, marsit dhe prillit". Ishin këto fjalët e Franco Locatelli, presidenti i Këshillit të Lartë të Shëndetit në Itali i cili gjithashtu shprehu besimim se bota sot është në gjendje të garantojë disa strategji vendimtare për të identifikuar dhe kufizuar shpërthimet e epidemive dhe prodhimin e pajisjeve individuale për të parandaluar përhapja e infeksionit Covid.

“Pandemia e Covid-19 ka shtrënguar deri në mbisaturim sistemin e shëndetit në botë por sot shumica e vendeve kanë aftësi për të kontrolluar në mënyrën më të mirë të mundshme pandeminë për të parandaluar sa më shumë humbjet e jetëve.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen