Ministria e Shëndetësisë në itali ka botuar raportin e monitorimit javor të pandemisë Covid sipas të cilit mosha mesatare e rasteve të infeksionit në Itali është ulur në 40 vjeç.
Instituti i Lartë i Shëndetit ka raportuar se pothuajse në të gjithë vendin ka disa shpërthime të përmasave të ndryshme dhe shumë prej tyre janë shkaktuar nga njerëz që kanë ardhur në Itali nga vende me incidencë të lartë.
Gjithashtu, sipas autoriteteve "Rastet e riimportimit të infeksionit dhe disa zinxhirëve të vegjël të transmisionit me origjinë të panjohur tregojnë se epidemia në Itali nuk ka përfunduar".
Ulja në 40 vjeç e moshës mesatare të të infektuarve i detyrohet pjesërisht edhe faktit se gjithnjë e më pak të moshuar po identifikohen me Covid dhe i detyrohet përgjithësisht faktit tjetër se rastet e reja janë në rradhët e asimptomatikëve dhe moshave të reja.
Në raportin javor Covid në Itali thuhet gjithashtu se ulja e moshës mesatare të të prekurve mbart një rrezik më të ulët kërcënues për shërbimet spitalore.