Itali, ulje e ndjeshme e viktimave dhe të prekurve nga COVID! Në 24 orë, 165 të vdekur, 802 raste pozitive, më e ulëta që prej 6 marsit

Kurba në Italia vijon rënien e saj si me numrin e  viktimave dhe me atë të rasteve të reja dhe shtrimeve në spital. Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 165  viktimave dhe vetëm 802 raste të reja pozitive, edhe pse numri i testeve të bëra është i lartë.

Sot janë shënuar vetëm 802 raste të reja me COVID-19, kurrë kaq pak që prej 6 marsit,  ndërsa janë shëruar 2 mijë e 155 persona.

Sipas Mbrojtjes Civile raportohet një ulje edhe të personave të shtruar në spital. Sot janë 1027 persona në kujdesin intensiv, 7 më pak se dje. 13618 persona janë akoma të shtruar në spital me simptoma, 216 më pak se dje. Në izolimin në shtëpi 68679 persona , 1295 më pak krahasuar me dje.

Sipas virologëve italianë "Virusi po largohet me një ritëm të shpejtë, dhe ne jemi të lumtur ta shoqërojmë deri te derë".

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç