SICILI- Mbi 250 emigrantë u shpëtuan në det të hapur në tri operacione nga Roja Bregdetare italiane gjatë natës.
 
Videoja e publikuar nga Roja Bregdetare tregoi emigrantët duke u transferuar në ishullin jugor të Sicilisë, Lampedusa, në bordin e një anije në orët e para të mëngjesit.
 
Zyrtarët thanë se një helikopter kishte vërejtur anijen e parë të emigrantëve që në bordin e saj ndodheshin 84 emigrantë, duke përfshirë edhe 9 gra.
 
Ndërsa dy grupe të tjera emigrantësh u shpëtuan nga Guardia di Finanza rreth 100 milje detare nga brigjet italiane.
 
Mijëra emigrantë kalojnë brigjet jugore të Italisë çdo verë, kur ujërat në ngushticën e Sicilisë janë të qeta për barkat e vogla.
 
Ata vijnë për të kërkuar punë në Europë dhe shumë prej tyre largohen nga Italia drejt Francës apo Spanjës.

Redaksia Online
(l.ç/e.s/shqiptarja.com)