Itali/ Vdekja e 18-vjeçarit shqiptar Samuel Tafçiu dhe binjakeve Esposito, arrestohet 38-vjeçari! Akuzohet se shkaktoi shpërthimin në fabrikën e lëndëve plasëse (FOTOT)

Samuel Tafçiu dhe dy binjaket Esposito, që humbën jetën pas shpërthimit

ERCOLANO - Karabinierët e Ercolano Tenenza në Itali, pas hetimeve të koordinuara nga Prokuroria e Napolit, ekzekutuan urdhër-arrestin e datës 25 nëntor 2024 ndaj të dyshuarit Punzo Pasquale, 38 vjeç.

Italiani akuzohet për kryerjen e krimit të vrasjes së trefishtë me dashje dhe paramendim, posedim dhe prodhim të lëndës plasëse dhe piroteknike, si dhe drejtimin e një grupi kriminal, të cilat i ka mohuar.

Bëhet fjalë për ngjarjen e rëndë të ndodhur më 18 nëntor 2024, në Via Patacca 94, në Ercolano, ku shpërthimi në një fabrikë fishekzjarrësh dhe lëndësh plasëse, rrafshoi edhe një shtëpi me tokën, duke shkaktuar vdekjen e dy binjakeve 26-vjeçare nga Marigliano dhe një djali të ri 18-vjeçar, me kombësi shqiptare, Samuel Tafçiu, që punonte në kantierin në fjalë.

Samuel Tafçiu dhe binjaket Esposito, viktima të shpërthimit më 18 Nëntor

“Hetimet e kryera menjëherë nga Karabinierët, nëpërmjet një veprimtarie të detajuar dhe intensive hetimore kanë bërë të mundur marrjen e indikacioneve të rënda të fajit ndaj të dyshuarit të vendosur në bazë të dekretit të arrestit. GIP i Gjykatës së Napolit, pas seancës së vlefshmërisë, sot në mëngjes ka vërtetuar masën e sigurimit dhe ka lëshuar masën e paraburgimit në burg ndaj të dyshuarit Punzo në lidhje me të gjitha akuzat e ngritura kundër tij (vrasje vullnetare, prodhim i lëndëve plasëse dhe shfrytëzim i punë)”, shkruan media italiane.

Siç bën të ditur ANSA, në poliklinikën e dytë të Napolit po kryhen autopsitë e trupave të tre viktimave: binjakeve Sara dhe Aurora Esposito, 26 vjeçe dhe 18 vjeçarit Samuel Tafçiu, i vrarë nga shpërthimi i dhunshëm, që shkatërroi shtëpinë ku ishte ngritur edhe fabrika ilegale e materialeve piroteknike jokonvencionale. 

Samuel Tafçiu dhe pasojat e shpërthimit

Punzo gjatë seancës së vlefshmërisë ka shfrytëzuar të drejtën për të mos u përgjigjur, por ka deklaruar shkurtimisht te gjyqtari se “nuk ka lidhje me gjithë këtë aferë”.

Ndërkohë, në Ercolano është lokalizuar pika ku u shkaktua shpërthimi, ku tashmë ka një krater, teksa vijojnë hetimet për të zbuluar nëse është akt i pastër kriminal, apo një aksident në fabrikë, megjithëse hetuesit paraprakisht dyshojnë për një ngjarje me keqdashje.

Shokë dhe familjarë të viktimave, duke bërë homazhe te vendi i ngjarjes, Napoli

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Juventusi 'rrëshqet' në limite, Fiorentina e barazon 2-2

VIDEO/ Juventusi 'rrëshqet' në limite, Fiorentina e barazon 2-2