Itali, motrat shqiptare bien nga dritarja, ndërron jetë 31-vjeçarja, në gjendje të rëndë tjetra! Në shtëpi ndodheshin edhe 4 fëmijë
Makinë e policisë italiane
Itali-Dy motra me origjinë shqiptare kanë rënë nga dritarja e banesës së tyre në katin e katërt të një pallati në Itali. Ngjarja u regjistrua mëngjesin e sotëm, 7 janar, në lagjen Sampierdarena në Xhenova. Raportohet se një 32 vjeçare ka ndërruar jetë, ndërsa motra e saj 34, vjeçe, ndodhet në spital në gjendje kritike në spitalin e San Martinos.
Autoritetet italiane po hetojnë të gjitha hipotezat e mundshme për të zbardhur shkaqet e plota. Ndërkohë sipas dëshmitarëve pretendojnë mundësinë e një akti të dyfishtë të qëllimshëm. Në shtëpi, u gjetën edhe katër fëmijë. Gruaja e ndjerë, e cila ishte nëna e fëmijëve, po kalonte një proces ndarje nga bashkëshorti i saj, shkruan Corriere.
Të dy trupat, u gjetën në oborrin e brendshëm të ndërtesës në Via General Cantore. Dritarja nga e cila ranë dy motrat është e vogël: dhe kjo na bëri të mendojmë menjëherë se nuk mund të ishte një ngjarje aksidentale, raporton më tej Corriere.
Dëshmitë e fqinjëve konfirmuan se dy motrat - me kombësi shqiptare - donin t'i vetëvriteshin - e para do të ishte më e vogla, e cila më pas vdiq menjëherë, pastaj ishte radha e më të madhes që ta linte veten të binte në boshllëk. Dera e banesës ishte e mbyllur nga brenda, dhe ishin fëmijët ata që hapën derën për shpëtimtarët.
Sipas informacioneve fillestare, njëra nga dy motrat që po ndahej nga bashkëshorti do të dilte në gjykatë në ditët në vijim për çështjen e kujdestarisë së fëmijëve. Burri i gruas së ndjerë ishte dënuar për keqtrajtim (dhe më pas u lirua nga akuza) dhe iu ndalua t'i afrohej shtëpisë.
Xh.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
68%
-
Jo
25.5%
-
Nuk e di
6.5%
Vota total: 693
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Pesë fluturime të dyshimta, misteri i dronit rus që “spiunon” mbi qendrën kërkimore të BE
30 Mars, 15:24
-
Letrat amerikane kundër diversitetit mbërrijnë edhe te furnitorët italianë: Mos zbatoni politika të barazisë dhe përfshirjes
30 Mars, 15:11
-
Zgjedhjet/ Votat e diasporës do transportohen në 85 shtete të botës, caktohet kompania! Fondi 10 mln euro, kostoja 40 euro për çdo emigrant
30 Mars, 14:55
-
SPECIALE/ Marubi, historia e dinastisë që ruajti Shqipërinë e zhbërë
30 Mars, 14:23
-
Ursula von der Leyen: Do e kthejmë Ukrainën në një kështjellë çeliku! Putin? Tashmë ka dështuar!
30 Mars, 12:37
-
Itali/ Banda kriminale grabit furgonat e blinduar me miliona euro, ishin paratë e pensioneve (VIDEO)
29 Mars, 16:58
-
‘Nga fshati i gruas!’ Shqiptari s’i shpëton dot arrestimit, edhe pse mori mbiemrin e gruas pas martesës! U rikthye ilegalisht në Itali pas dëbimit
28 Mars, 21:46
-
Itali/ Zbardhet EMRI i shqiptarit të arrestuar për vrasjen e rumunit më 2020! I dënuar me rreth 23 vite burg, shkak pazaret e drogës! E goditi 30 herë me thikë pas shpine
27 Mars, 16:00
-
Itali/ Vrau pronarin e tabakinos me kaçavidë në grabitje, arrestohet pas një viti shqiptari! Përgjimet, gjurma e ADN dhe filmimet e ‘tradhtojnë’, ja çfarë i tha gruas (EMRI)
27 Mars, 14:36
-
I tërhoqi flokët gazetares që po e pyeste, ish-kryeministri italian kërkon ndjesë: Bëra gabim! Kjo histori më jep mundësinë për një reflektim
27 Mars, 12:39
-
I dënuar me 8 vjet burg në Itali për trafik droge, arrestohet 40-vjeçari në Vlorë! Pritet ekstradimi drejt vendit fqinj (EMRI)
27 Mars, 11:19
-
Itali/ Autobusi turistik bie në lumin Po në Torino, humb jetën shoferi, dyshohet se humbi kontrollin mbi drejtimin e mjetit pasi mund të ketë pësuar infarkt
26 Mars, 18:42