Është ndarë sot nga jeta në orët e para të mëngjesit, Gianroberto Casaleggio, 61 vjeç, bashkëthemelues me komedianin e njohur Bepe Grillo, të Lëvizjes me Pesë Yje "M5S".
Casaleggio vdiq në selinë e institutit shkencor “Auxologico” në Milano.
Ai njihej si ideologu i lëvizjes që drejtohet nga Grillo të cilët në zgjedhjet parlamentare të 2013-ës, fituan 25% të votave në rang kombëtar.

“Këtë mëngjes vdiq Gianroberto Casaleggio, bashkëthemelues i lëvizjes Pesë Yjet. Jemi të gjithë pranë familjes. Gianroberto luftoi deri në minutën e fundit”, shkruan në blogun e tij Beppe Grillo.
Në prill të vitit 2014 Casaleggio ishte operuar për një edemë në tru në Politeknikun e Milanos.
Gianroberto Casaleggio, i quajtur ndryshe “guruja”, konsiderohej nga media si ai që drejtonte me grusht të hekurt M5S-në, duke qëndruar në hijen e Beppe Grillos, ky i fundit ishte imazhi i lëvizjes.
Redaksia Online
Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com