Itali, vdes gjatë një mitingu
kandidati për kryetar bashkie

Itali, vdes gjatë një mitingu<br />kandidati për kryetar bashkie
Raffaele Anastasi, 62 vjec, kandidat për kryetar ne bashkinë e Rizziconi, një provincë kjo e Reggio Calabrias, është goditur nga një infarkt gjatë një mitingu që po zhvillonte. Anastasi ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Sipas disa deshmitarëve ambulanca ka mbërritur me vonesë në vendin e ngjarjes. Pasi kishin kaluar 20 minuta nga njoftimi se 62 vjecari Raffaele Anastasi nuk ndihej mirë, personat që i erdhen në ndihmë kandidatit për kryetar bashkie telefonuan ambalancën private në bordin e së cilës ndërroi jetë rrugës pëe në spital Anastasi. Ambulanca e shërbimit shtetëror nderkohë mberriti me gjysem ore. Anastasi vunate nga problemet me zemrën dhe madje ai i trembej një përkeqësimi shëndetësor gjatë këtyre zgjedhjeve. Rreth një muaj më pare ai ishte shtruar në spital gjithmonë për probleme kardiake.

Anastasi, kishte qënë kryetar bashkie ne provincën e Reggio Calabrias, në Rizziconi gjate viteve '80. Ai rikandintonte për këte post nën sloganin “Të bashkuar për Rizziconi”.
(ob/shqiptarja,com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Fluks në Portin e Durrësit, tragetet vijojnë me lundrimet e dyfishta! Turistët mbushin plazhet plot

Fluks në Portin e Durrësit, tragetet vijojnë me lundrimet e dyfishta! Turistët mbushin plazhet plot