Fatkeqësia ka shkaktuar edhe tre persona të humbur, ndërsa të plagosurit rëndë janë dërguar me urgjencë në spital. Deri në këto momente këto janë të dhënat në lidhje me gjendjen e qytetarëve, ndërkohë që balta vazhdon të vërshoj në qytet dhe ka shkaktuar paralizimin e çdo lëvizje.
Të gjitha viktimat e kësaj tragjedie kanë gjetur vdekjen në lagjen “Feregiano” të Xhenovës. Sipas dëshmitarëve të ngjarjes viktimat janë munduar që të kalojnë me shpejtësi rrugën por nuk kanë arritur të shkojnë tek shkallët e një ndërtese pranë tyre pasi menjëherë janë përfshirë nga një dallgë balte.
Lagje të tëra kanë mbetur pa energji elektrike, ndërkohë që vazhdojnë shirat e rrëmbyeshëm. Rreziku nuk është shmangur ende, duke qenë se toka vazhdon të rrëshqas në zona të ndryshme të qytetit.