Itali, vdes nëna shqiptare
shpëton djali 4 muajsh 

Itali, vdes nëna  shqiptare<br />shpëton djali 4 muajsh 
Aksident tragjik në rrugët e Italisë së veriut, ku një nënë e re shqiptare, Silvana Mullisi, vetëm 26 vjeç vdiq në orët e para të mëngjesit. Shpëtoi për mrekulli vogëlushi i saj vetëm 4 muajsh, i cili udhëtonte në të njëjtën makinë me mamanë.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e ditës së djeshme, rreth orës 5.30, kur Silvana Mullisi, lindur në Tiranë, por banore në Crusinallo, pranë Domodossola, po shkonte në punë me makinën e saj tip Fiat Fiorino, në të cilën kishte dhe të birin. Silvana është përplasur me një kamion që vinte nga Zvicra. Sipas burimeve të policisë italiane, nëna e re mund të jetë zënë nga një gjumë i papritur, pasi ka humbur kontrollin e Fiorinos dhe ka ndryshuar korsinë e udhëtimit duke shkuar drejt kamionit.
Për gruan e re nuk ka qenë e mundur të bëhet asgjë nga ana e mjekëve, ndërsa vogëlushi ndodhet në spitalin e Novarës në gjendje të mirë, vetëm me një frakturë në krah.
Silvana Mullisi transportonte në makinën Fiorino bukën e freskët që kishte përgatitur në furrin që administronte bashke me bashkëshortin. Vdekja e saj u konstatua në vend nga mjeku i shërbimit të urgjencës, ndërsa vogëlushi u dërgua në spital.

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Zaptuan hapësirën publike në Karaburun, nën hetim 3 administratorë subjektesh! Sekuestrohen 300 shezlongë

Vlorë/ Zaptuan hapësirën publike në Karaburun, nën hetim 3 administratorë subjektesh! Sekuestrohen 300 shezlongë