Prej një kohë të gjatë, shefi kryesor i Corleone (Palermo) ishte i shtruar në spital në njësinë e paraburgimit të Spitalit në Parma. Kapomafia, i cili ditën e djeshme mbushi 87 vjeç.
Toto Riina u arrestua më 15 janar 1993 dhe është konsideruar nga hetuesit si udhëheqësi i padiskutueshëm i Cosa Nostrës.
Riina ishte dënuar 26 dënime të përjetshme për dhjetëra vrasje dhe masakra të tilla si ajo e Neë York Avenue, sulmet në '92 që vranë Falcone dhe Borsellino dhe ato të vitit '93.
Në gjyqin e fundit, i cili ishte ende në vazhdim, ai u akuzua për kërcënime ndaj zrtarëve të lartë.
Prej kohësh Riina vuante nga një sëmundje e rëndë dhe në korrik gjykata e Bolonjës kishte refuzuar kërkesën e avancuar për shtyrjen e dënimit. "Kreu i shefave" të Cosa Nostra mbeti në paraburgimin e spitalit të Parmës.
Vetëm të enjten, me vendimin e prokurorit kombëtar anti-Mafia dhe ministrit të drejtësisë, Andrea Orlando u nënshkrua leja për tu vizituar nga fëmijët dhe bashkëshortja e tij, në spitalin e burgut.
[gallery]24723[/gallery]
Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com

FOTO









