Itali, vdes në moshën 83- vjeçare
kapo i mafias Bernardo Provenzano

Itali, vdes në moshën 83- vjeçare<br />kapo i mafias Bernardo Provenzano
Ka humbur jetën në moshën 83-vjeçare Bernardo Provenzano, bosi i mafias dhe kreu i Cosa Nostrës. Provenzano humbi jetën në spitalin San Vitorre ku qëndronte i burgosur prej dy vitesh dhe ku vuante prej kohësh nga një sëmundje tumorale.

Bosi Italian u arrestua në 11 prill 2006 pas 43 vitesh kërkime. Ndërsa u dënua me burgim të përjetshëm. Familjarët kanë konfirmuar për mediat italiane se do të evitohen homazhet publike.

Por cili është Brenardo Provenzani “traktori” që ndryshoi mafian?

Bernardo Provenzano, një nga bosët më të mëdhenj të Corleones, njihej edhe si një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë Toto Riinas në masakrat e Palermos në vitet ’70-’80.
Bashkë me Toto Riinan ata morën pjesë në masakrat që vendosën mafien në krye të kupolës së mafies siçiliane. Por ndryshe nga Toto Riina, Bernardo Provenzano mëshironte “shpirtin dialogues” që i shërbeu për të udhëhequr nga një shekull në tjetrin bandën kriminale pa qenë nevoja të përdorte plumba dhe tritol.

Gjatë udhëheqjes së tij, ai ndryshoi kulturën e “Cosa Nostra”-s duke i instruktuar njerëzit e tij që të negocionin dhe t‘i jepnin rëndësi të madhe dialogut.
Provenzani e trashëgoi epitetin “Traktori”, për mënyrën se si I përballonte situatat dhe qëllonte kur duhej për tu qëlluar.

Si në rastin e masakrës së Viale Lazio në Palermo ndodhur më 10 dhjetor 1969, i vetmi krim për të cilin u dënua me burgim të përjetshëm si ekzekutor.

Bernardo Provenzano u lind më 31 janar 1933 në Corleone, një qytet Sicilian emrin e te cilit mori edhe aktiviteti i mafias.

Thuhet se ai gjatë adoleshencës pas luftës së dytë botërore arriti të bashkonte mafian.

Sipas mikut te tij Toto Riina dhe mafiozit Luciano Liggio Provenzano kishte trurin e një pule por qëllonte si një engjëll. Kur në vitin 1974 u burgos Liggio, Riina u la në krye së bashku me Provenzano. Pas arrestimit të Riina, Provenzano u përpoq të arbitrojë fraksionet rivale të mafias dhe të konkurrojë në biznes.Si krahu i djathtë i Toto Rinës, ai ka dhënë urdhrin për vrasjen në atentate në vitin 1992, ku humbën jetë në kohë të ndryshme, gjykatësit Giovanni Falcone e Paolo Borsellino.

Por në prill të vitit 2006, ai u arrestua në një fermë pranë Corleone,në vendlindjen e tij ku jetonte me gruan dhe fëmijët.

2
4
5

Redaksia Online
(M.Ç/shhqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Mandati i Xhaçkës, më 27 gusht mblidhet jashtë sesionit Këshilli për Legjislacionin

Mandati i Xhaçkës, më 27 gusht mblidhet jashtë sesionit Këshilli për Legjislacionin