Itali, vdesin babë e bijë, shkaku
jashtëqitja e pëllumbave me helm

Itali, vdesin babë e bijë, shkaku<br />jashtëqitja e pëllumbave me helm
ITALI- Babë e bijë humbën jetën si pasojë e helmimit nga taliumi. Ngjarja e rëndë është rregjistruar në Monza pranë Milanos.

Patrizia Del Zotto 62 vjeçe dhe babai i saj Battista Del Zotto, 94 vjeç janë viktimat, të cilët ndërruan jetë pak orë pas njëri-tjetrit.

Hetimet treguan se shkaku i vdekjes është jashtëqitja e pëllumbave që përmban talium.Taliumi është element kimik që oksidohet në kontaktin me ajrin.

Sipas hetimeve brenda dhe jashtë shtëpisë është gjetur përbërjë taliumi dhe dyshimet janë se ata janë helmuar nga uji i pusit ose ushqimet që mbanin në kuzhinë.

Vajza tjetër e familjes, 58-vjeçare ndodhet në spital, e cila është jashtë rrezikut për jetën.

Raportimet kryesore bëjnë me dije se familja kishte konsumuar talium dhe hipoteza më e besueshme është ajo e jashtëqitjes së pëllumbave përreth ambientit ata ku jetonin, pasi pëllumbat kishin pushtuar stallën e shtëpisë së tyre dhe jo vetëm. Policia dhe të njohurit e familjes e kanë përjashtuar mundësinë se helmimi mund të ketë qenë i qëllimshëm.

Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Shqipëria e nis keq Olimpiadën, qitësja Manjola Konini 'pa shënjestër'! Renditet e parafundit

Paris 2024/ Shqipëria e nis keq Olimpiadën, qitësja Manjola Konini 'pa shënjestër'! Renditet e parafundit