Itali, vëlla e motër vdesin në
aksident, u gjeten "të përqafuar"

Një aksident tragjik i ka marrë jetën dy të rinjve shqiptarë, motër e vëlla dhe një italiani që udhëtonin me makinën në autostradën Milano-Brescia. Antonio Ago, 23 vjeç, Daniela Ago 21 vjeç dhe Alberto Casagrande 23-vjeç po qëndronin në anë të rrugës me automjetin e tyre tip Suzuki Swift, pasi kishte ndodhur një aksident dhe mjetet e tjera nuk po lëviznin.

aksidenti ne itali

Në këtë moment një fugon tip “Wolkswagen Caravel” i përplas dhunshëm duke i lënë të vdekur në vend, të dy motër e vëlla dhe djalin Italian. Përplasja ishte aq e frikshme sa të tre personat mbetën të mbërthyer në makinën e tyre si në një kurth.

viktimat itali
(3 viktimat)

‘Një përqafim lamtumire’ e kanë cilësuar mediat italiane pozicionin ku u gjendën motra dhe vëllai në makinë, të cilët po ktheheshin nga një mbrëmje argëtimi dy netë më parë, më 29 janar.

“Nuk i pashë, me dolën papritur përballë”, u shpreh shoferi i fungonit. Enrico Vicenzi 40 vjeç me origjinë nga Pejo në Trento, është ende nën shok pas aksidentit edhe pse nuk ka marrë dëmtime të rënda. Edhe katër persona të tjerë të pranishëm në vendngjarje mbetën të plagosur. 
antonio daniela ago
(Daniela dhe Antonio Ago)

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

Francë/ Mbledhja e parë të Këshillit të Ministrave të qeverisë Bayrou, Marcon bëri thirrje për guxim dhe stabilitet

Francë/ Mbledhja e parë të Këshillit të Ministrave të qeverisë Bayrou, Marcon bëri thirrje për guxim dhe stabilitet