Një ngjarje tragjike është shënuar në Itali, ku një 62-vjeçar ka vrarë motrën e tij.
Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën ‘Guido Reni’, në Flaminio të Romës dhe 62 vjeçari Maurizio Diotallevi, pasi e ka vrarë të motrën Nicolleta e ka ndarë në copa dhe e ka hedhur në koshin e mbeturinave.
Sipas raportimit nga mediat italiane, motër e vëlla jetonin sëbashku në një apartament.
Krimi dyshohet të ketë ndodhur pas konflikteve për probleme ekonomike.
62 vjeçari, Maurizio Diotallevi, pasi u mor në pyetje nga oficerët e krimit ka pranuar se kishte vrarë motrën, Nicolletën, 58 vjeçe, dhe pranoi se e kishte hedhur me kuti në tre kosha me mbeturina.
Një nga kamerat e sigurisë e ka kapur atë teksa hidhte një kuti në koshin e mbeturinave.
Dy kutitë e tjera u gjetën në lagje të ndryshme, ku ishte trupi dhe sendet e saj personale dhe rrobat.
Kjo provë e ka fundosur 62 vjeçarin, i cili kreu krimin makabër.
Fqinjët e Maurizios dhe Nicolletës shprehen se janë shokuar nga veprimi i Maurizios, pasi ata nuk kanë pasur asnjëherë konflikte me njëri tjetrin.
“Nuk kanë pasur asnjëherë grindje. Nicoletta dhe Maurizio i njihnim mirë dhe unë kurrë nuk do ta kisha menduar këtë.”, rrëfehu fqinja.
Policia po heton lidhur me zbardhjen e plotë të shkaqeve të krimit makabër.
[gallery]23509[/gallery]
Redaksia Online
E.S / shqiptarja.com
/Shqiptarja.com