ROME- Policia italiane zbardh vrasjen e dy shqiptarëve Martin Trukës, 24 vjeç dhe kunatit të tij Almir Gajtanit, 36 vjeç të ndodhur të shtunën e 17 marsit 2012 në provincën Vigevano të Italisë.

Të mbijetuarit e atentatit Kreshnik Gajtani, 30 vjeç vëllai i Almirit, dhe e fejuara e Trukës kanë pranuar se ekzekutorët janë Klodian Hoxhaj, 28 vjeç me banim në Mede dhe Fatjon Todrit, 24 vjeç resident në Lomello. Në mbrëmjen e 17 marsit, 2012 në atentatin me kallashnikov në parkingun e klinikës Beato Mateo, Kreshniku u plagos ndërsa e fejuara e Trukës u gjet e plagosur brenda në bordin e makinës.

Sipas policies vrasja ka ndodhur për motive të dobëta dhe nuk ka lidhje me prostitucionin. Ndërkohë policia vazhdon kërkimet për personine tretë i cili ishte në drejtimin e makinës së autorëve, Fiat Palio, e cila më pas u gjet e djegur nga policia në Sforzesca.

Më 14 prill para prokurorit Stefano Viteli janë marrë dëshmitë si të të plagosurit 30 vjecar dhe të vazjës dhe është zbardhur skema e vrasjes për motive të dobëta mes dy grupeve shqiptare. Molla e sherrit, kishte qenë një marrëdhënie e vjetër intime që motra e të fejuarës së Martin Trukës,e vazhdonte ndërsa ishte fejuar me dike tjetër. Kështu kanë nisur dhe grindjet mes prindërve të familjeve respektive, që është zgjeruar më pas mes të fejuarve, vëllezërve dhe kushërinjve. Kulmi ka arritur në parkingun e klinikës ku cështja është zgjidhur me vrasjen me kallashnikov të dy të rinjve. Dy të arrestuarit, vetëm pak ditë pas vrasjes nuk kishin pranuar vrasjen.
(sg/shqiptarja.com)