17-vjeçari që vrau me thikë Bledar Dedjan në Itali, në via dei Carpini në Paderno del Grappa, ka rrëfyer se arma me të cilën ka kryer krimin ndodhet në vendngjarje. Ditën e djeshme, karabinierët e Trevisos hynë në shkurret e dendura të kodrave të Crespanos, për të gjetur armën që i mori jetën shqiptarit 39-vjeçar.
Goditja fatale ishte ajo në mushkëri, që i shkaktoi hemorragjinë Dedjas. Inspektimi i karabinierëve i zhvilluar në një zonë të pyllëzuar nuk çoi në asgjë. Kërkimet nga forcat e shumta u vështirësuan edhe nga reshjet e dendura të ditëve të fundit.
Vrasësi, pas rrëfimit me gjyqtarin hetues të Prokurorisë për të Mitur dhe me prokurorin publik Giovanni Parolin, tregoi se ku e kishte hedhur thikën me të cilën vrau Bledarin.
Ai tregoi se gjatë vrasjes kishte plagosur edhe veten e tij, pasi kishte prerje në gishtin e madh dhe atë tregues. Kjo për hetuesit ishte një shenjë e qartë se arma ishte një thikë kuzhine. Megjithatë, motivi për të cilin kreu vrasjen mbetet ende mister dhe hetuesit po vijojnë më tej me në lidhje me deklaratat e tij. Pista kryesore mbetet ajo e një ‘çështjeje personale’ mes të dyve.
Shqiptari mund ta ketë shantazhuar adoleshentin italian, pas një njohjeje të veçantë mes të dyve., e cila kishte filluar një vit më parë kur adoleshenti, i cili kryente edhe shkollën, punoi në picerinë ku punonte edhe Bledar Dedja.
Aty shqiptari mund ta ketë ngacmuar më shumë se sa duhej 17-vjeçarin duke e shantazhuar se do t’ja bënte të ditur familjes. Për këtë arsye, mendohet se italiani ka gjetur zgjidhjen ekstreme duke i marrë jetën Bledar Dedjas.
G.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?
-
Po
73.9%
-
Jo
22.9%
-
Nuk e di
3.1%
Vota total: 833
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Ambasadori italian: Situata shumë konfliktuale, fushata të jetë me fakte e programe! Qeveri teknike? 'Vendos politika'
10 Janar, 11:21
-
Itali/ Sipërmarrësi shqiptar vritet me një plumb në vendin e punës, policia arreston bashkëatdhetarin si vrasës të dyshuar
9 Janar, 21:31
-
Pensionet në Itali/ Dhoma e Deputetëve ratifikon marrëveshjen, pritet Senati! Përfitojnë rreth 500 mijë shqiptarë
9 Janar, 16:39
-
Meloni: Gjykata e Kasacionit na dha të drejtë, qendrat e emigrantëve në Shqipëri janë gati për të funksionuar
9 Janar, 13:27
-
Të akuzuar në Itali dhe Suedi për trafik narkotikësh dhe kanosje për vrasje, kapen 3 persona të shpallur në kërkim (EMRAT+VIDEO)
9 Janar, 08:41
-
Itali/ Kishte fshehur rreth 20 mijë euro në pelenat e mbesës, në pranga shqiptari klandestin! I sekuestrohet kokainë edhe në makinë, nervozizmi e tradhtoi
8 Janar, 22:36
-
Itali/ Po trafikonte 34,5 kg kokainë, arrestohet 28-vjeçari shqiptar! Droga iu gjet në makinë dhe banesë
8 Janar, 22:16
-
Ministri italian i Mbrojtjes: Ushtria jonë është e detyruar të ketë satelitët e Elon Musk
8 Janar, 21:43
-
Gazetarja italiane Cecilia Sala lirohet nga regjimi iranian, mbërrin me avion në Romë, pritet nga kryeministrja Meloni
8 Janar, 17:17
-
Belcastro, qyteti i vogël italian 'ndalon' banorët që të sëmuren
8 Janar, 15:40
-
I përfundoi misioni i tij në Shqipëri, Spiropali pret Ambasadorin e Italisë Fabrizio Bucci
8 Janar, 13:02
-
Itali/ Ndjekje si në filma, karabinierët gjurmojnë bandën shqiptare të ‘skifterëve’! Arrestohet 'piloti' 30-vjeçar, 3 të tjerët arratisen
7 Janar, 19:16