ITALI - Zhvillime të reja për vrasjen shqiptarit 24-vjeçar, Nimet Ziberi nga bashkatdhetari i tij Paulin Nikaj (në foto) më 24 mars 2014 në parkingun e supermarketit “Conad” në Misano.
 
Vrasësi vetë u gjurmua duke ikur nga Zvicra për në Shtetet e Bashkuara, por tani policia italiane ka nxjerrë dhe nëntë urdhra ndalimi për të afërmit e Paulin Nikajt, që e kanë ndihmuar atë për t’u arratisur, duke nisur që nga xhaxhai, gruaja, kushurinjtë etj.
 
Vrasësi, për t’u arratisur kishte kërkuar së pari mbështetjen e të afërmve të gruas së tij dhe më pas ka shkuar në shtëpitë e disa kushurinjve; të nëntë janë identifkuar dhe po përballen me akuzën e mbështetjes së një vrasësi.
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)