Itali, vrau bankierin me shqiptarin, arrestohet bashkëpunëtori italian! E 'tradhtoi' xhupi, që kishte veshur dhe postuar disa ditë më parë edhe në Facebook

Itali, vrau bankierin me shqiptarin, arrestohet bashkëpunëtori italian! E 'tradhtoi' xhupi, që kishte veshur dhe postuar disa ditë më parë edhe në Facebook

Karabinierët Italian kanë vënë në pranga edhe personin e dytë të shpallur në kërkim për vrasjen e bankierit italian Giovanni Caramuscio, në kohën që ai po tërhiqte para nga bankomati bashkë me gruan e tij.

Karabinierët kanë arrestuar Andrea Capone, 28 vjeçarin nga Tricase, me banim në Lequile. Ai akuzohet si bashkëpunëtor i 31-vjeçarit shqiptar Paulin Mecaj, i cili është arrestuar dy ditë më parë për vrasjen e bankierit.

Capone u identifikua nga xhupi i errët me mëngë të gjata të cilin natën e vrasjes e hodhi në një pus dhe u gjet më pas nga forcat zjarrfikëse.  Xhup, të cilin ai e kishte veshur në disa raste të tjera, madje kishte shpërndarë edhe foto në Facebook.

Autorët e vrasjes të mbuluar me maskë anti-covid e kishin monitoruar ish-bankierin në Leçe dhe në momentin që po tërhiqte shumën e sulmuan duke e qëlluar me armë duke e lënë të vdekur.

Identifikimi i vrasësve u bë i mundur pas deklaratave të gruas së 69-vjeçarit Giovanni Caramuscio, por edhe pamjet e kamerave të sigurisë.

Falë një dëshmitari, u verifikua që një nga vrasësit kishte shkuar në një pus pranë bankës me një qese plastike në dorë. Pastaj ai u pa pasi u kthye duarbosh. Dëshmia e çmuar - theksohet - lejoi hetuesit e karabinierëve të gjenin brenda pusit të treguar një çantë me disa rroba brenda që doli të ishte, nga krahasimi me imazhet e sistemeve të mbikëqyrjes video, ato të përdorura gjatë grabitje. I dyshuari u shoqërua në burgun e Leçes, në pritje të masës së arrestit nga gjykatësi hetues. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Përpjekjet e Turqisë për të fituar një rol më të madh ndërmjetës më 2025

Përpjekjet e Turqisë për të fituar një rol më të madh ndërmjetës më 2025