Itali/ Vrau Nikolin Nikën pas sherrit në lokal, 62-vjeçari shqiptar lihet në burg: Mbrojta veten, më sulmoi! (EMRI)

Itali/ Vrau Nikolin Nikën pas sherrit në lokal, 62-vjeçari shqiptar lihet në burg: Mbrojta veten, më sulmoi! (EMRI)

Viktima Nikolin NIka dhe vendi ku ndodhi krimi, në Bettola

Itali- Zbardhen detaje të reja nga vrasja e shqiptarit Nikolin Nika, 42 vjeç, baba i dy fëmijëve dhe me origjinë nga Shkodra, mbrëmjen e 24 Nëntorit në Itali.

I arrestuari 62-vjeçar, po shqiptar, i identifikuar si Albert Habipaj, i arrestuar të dielën e kaluar në Bettola, pak pas vdekjes së bashkatdhetarit në “Viale della Vittoria”, ka mohuar se krimi kishte paramendim, duke i thënë hetuesve dhe Gjykatës së ishte vetëmbrojtje.

Sipas mjekëve, viktima ka tre goditje në pjesën e fytit, me një mjet të mprehtë, që dyshohet se është kaçavidë, por që nuk u gjet nga policia. Habipaj u arrestua me akuzën e vrasjes me dashje, kurse sherri ndodhi në ambientet e një lokali të zonës dhe më pas u zhvendos në rrugë.

Mëngjesin e sotëm ai doli në Gjykatë për masë sigurie, ku iu përgjigj edhe pyetjeve, para gjyqtares së hetimeve paraprake Françeska Gigli. Ndaj 62-vjeçarit u dha masa “arrest me burg”, kurse motivet mbeten të paqarta. 

I dyshuari, i ndihmuar nga avokatja Nicoletta Cozzi e Gjykatës së Piacenza-s, shpjegoi se “është mbrojtur nga një tentativë sulmi nga viktima, në kulmin e një mosmarrëveshjeje për arsye personale dhe mosmarrëveshje mes tyre”, por pa dhënë detaje, shkruan media italiane

62-vjeçari ka përsëritur se nuk e kishte kuptuar seriozitetin e gjendjes së bashkëkombasit të tij në terren dhe ishte larguar. Viktima, sipas rezultateve të para të ekzaminimit të autopsisë, ka marrë tre goditje në qafë dhe ka ndërruar jetë thuajse menjëherë nga gjakderdhja.

Arma e krimit mbetet ende e paqartë, pasi hetuesit thonë se mund të jetë edhe thikë apo një çelës dhe ende nuk është gjetur.

Mbrojtja kërkoi masë më të zbutur sigurie, kurse Habipaj u izolua në Burgun Novato, në pritje të hetimeve të tjera, teksa mbeten për t’u zbardhur motivet. 
 

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Spahiu thirrje: Rama dhe Kurti të fillojnë bashkimin e Shqipëri-Kosovë në një shtet kombëtar

Spahiu thirrje: Rama dhe Kurti të fillojnë bashkimin e Shqipëri-Kosovë në një shtet kombëtar