Itali - Një shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri në Arezzo, të Italisë. Viktima është identifikuar si Gjergj Pergegaj, 30 vjeç, i cili humbi jetën pas disa të shtënave me armë zjarri pranë zonës Bivio di Olmo, në jug të qytetit.
Krimi ndodhi pak para mesnatës, rreth orës 23:45, pas një konflikti mes tij dhe një shqiptari pranë një lokali. Autori pas vrasjes tentoi të arratisej me një 'Audi', por pa rezultat. Ai u arrestua rreth orës 02:00 të mëngjesit nga shërbimet e policisë.
Motivi i vrasjes dyshohet se erdhi pasi viktima u takua me ish-të dashurën rumune pranë kryqëzimit të rrugëve Olmo. Në këtë moment erdhi edhe partneri aktual i vajzës, i cili dyshohet se për shkak të xhelozisë qëlloi disa herë me armë zjarri. Njëri prej plumbave që ishte fatal për 30-vjeçarin, ishte ai që e kapi në zonën e qafës.
__________
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
Komente







