Itali, zbulohet ndërmjet Trentos
e Bolzanos rrjeti i pedofilëve

Itali, zbulohet ndërmjet Trentos<br />e Bolzanos rrjeti i pedofilëve<br>
Një rrjet i gjerë pedofilie është zbuluar nga policia e Bolzanos në Itali. Ndërkaq policia e shtetit në Trento ka arretuar 10 persona, ka kryer 47 bastisje e kontrolle në vende të ndryshme duke sekuestruar material i cili kishte përmbajtje të theksuar të shfrytëzimit seksual të të miturve.

Hetimet nisën që me arrestimin e një 38 vejçari në shkurt të 2016, pasi iu gjetën material audio dhe video me përmbajtje të fortë pornografike ndaj minorenëve, dhe për të cilin  ndaluari tha se e kishte shkarkuar nga interneti. Deklaratatt e tij bënë që hetuesit të investigonin edhe më tepër, duke iu referuar edhe provave të gjetura.

Në vijim hetuesit ishin në gjendje, përmes përdorimit të një softuerëve të veçantë, të rindërtonin shumë biseda prej të cilave u zbuluan dhe u kuptuan qëllimet keqdashëse dhe të neveritshme të personave të dyshuar , pjesë e rrjetit të pedofilëve. Po sipas grupeve hetimore , operacioni është zhvilluar në një sërë zonash të italisë, si Trentino Alto Adige, Lombardia, Piemonte, Veneto, Emilia Romagna, Toscana, Marche, Lazio, Abruzzo, Puglia, Campania , Sicili dhe Sardenja.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarj.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Kaskadori Di Jashari, Gaz Muça dhe djemtë e Rrugës Bardhyl! Esencë-Report Tv

Kaskadori Di Jashari, Gaz Muça dhe djemtë e Rrugës Bardhyl! Esencë-Report Tv