ITALI- Një 23- vjeçar shqiptar është arrestuar në Brescia me 7 doza kokainë. Rasti është i veçantë për vetë faktin se ku mendoi shqiptari t'i fshehë 7 doza. Policia italiane vendosi të ndalojë një makinë në një aksion të koordinuar.
Gjatë dorëzimit të dokumentave dhe marrjes në pyetje policët vunë re se shoferi ishte i heshtur dhe nuk fliste por mundohej të bënte shenja ose gjeste. Edhe pse shqiptari ishte i rregullt, me pasaportë biometrike policët italianë vendosën ta shoqërojnë në komisariat.
Pas një farë kohe shqiptari vendosi të hapë gojën duke nxjerrë 7 dozat e kokainës. Ai shpresonte se do të haste vetëm një kontroll të shpejtë dhe futi dozat e kokainës në gojë. Më pas shqiptari deklaroi se me dozat e kokainës do të shiteshin dhe me ato lekë do të kalonte pushimet. Me sa duket pushimet e shqiptarit në Itali përfunduan më shpejt se ç'kishte menduar pasi Gjykata e Brescias vendosi 8 muaj burg për të.