ITALI - Në Itali, dje dhe sot, po zhvillohen zgjedhjet lokale në Romë dhe Ankona.7 milionë italianë i janë drejtuar kutive të votimit për të zgjedhur kryebashkikakët dhe këshillat komunalë në 563 qytete apo qyteza.

Kutitë e votimit sot do të jenë të hapura nga ora 8.00 deri në orën 22.00 ndërsa të shtunën nga ora 7.00 - 15.00. Në kryeqytet, kandidatët janë plot 19, por është e mundur që sfida finale të bëhet mes katër kandidatëve Gianni Alemanno i qëndrës së djathtë, Ignazio Marino i qëndrës së majtë, Alfio Marchini dhe Marcello De Vito i "Lëvizjes 5 yjet".

Në rast balotazhi për zgjedhjen e kryebashkiakëve do të votohet sërish më 9 dhe 10 qershor. Zgjedhësit përveç dokumentit të identifikimit duhet të paraqesin edhe teserën elektorale personale.

Redaksia online
(a.k/ar.sh/shqiptarja.com)