Itali, zihet me prindërit
zhduket 12 vjecarja

Itali, zihet me prindërit<br />zhduket 12 vjecarja
Një vajzë shqiptare, 12, vjece, është zhdukur dje, nga banesa e saj në Godega Sant’Urbano, në Trevizo të Italisë. Denoncimi u bë nga prindërit e saj gjatë ditës së sotme. Me sa dihet vajza është larguar nga shtëpia pas një sherri me prindërit e saj.

Deri tani kërkimet nuk kanë dhënë asnjë rezultat. Adoleshentja është larguar nga shtëpia edhe një herë tjetër, në datë 14 nëntor, gjithmonë pas një sherri me prindërit. Atëherë u gjet pas një dite, rreth 16 kilometra larg qytezës.

Arratisja e fundit ndodhi dje, rreth orës tetë të mbrëmjes. Vajza që gjendej në dhomë me vëllanë disa vite më të vogël, përfitoi nga një moment pakujdesie nga prindërit dhe doli nga dera e shtëpisë, duke lënë një letër nga e cila mësohet se vendimi i adoleshentes erdhi pasi nuk mund të kuptohej me prindërit.

Prindërit kërkuan kudo, por pas një nate pagjumë u drejtuan te forcat e rendit. Policia kërkoi në të gjitha provincat pranë por pa gjetur gjurmë të vajzës.

Ndërkohë janë pyetur edhe shokët e shkollës së mesme, por asnjë nuk mundi të jepte lajme të dobishme për gjetjen e adoleshentes. ah/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane