Italia anulon 'TAP? Ministri i ri: Projekt i padobishëm, do ta rishikojmë

Italia anulon 'TAP? Ministri i ri: Projekt i padobishëm, do ta rishikojmë

Foto ilustruese

“Tap është një projekt i padobishëm dhe ne do ta rishikojmë atë”, ka deklaruar së fundmi Sergio Costa, Ministri i  ri i ambientit, i cili sapo ka marrë detyrën e re.

Sergio Costa vjen nga radhët e 5 Yjeve.

Kështu qeveria e re italiane, e lindur nga bashkëpunimi mes dy partive populiste, “Liga e Veriut”-“Lëvizja 5 Yjet”, duket se nuk do që të humbasë kohë.

Paçka se, projekti i gazsjellësit në Itali do të jetë vetëm 8 kilometra i gjatë, polemikat kanë qenë të shumta gjatë këtyre dy viteve. Çështja ka shkuar deri në gjykatë, ndërkohë që kjo e fundit ka vendosur në favor të konsorciumit.

Kritikët kanë kundërshtuar projektin për arsye ambientale. Por, gjithsesi, ministri i ri i ambientit në Itali e justifikoi vendimin për të rishikuar projektin me faktin se, Italia ka prodhim dhe import të mjaftueshëm të gazit, dhe për këtë arsye nuk i duhet një gazsjellës tjetër.

“Rishikimi i “Tap” është përfshirë edhe në programin qeverisës mes dy partive”, tha ministri.

“TAP” shihet si një projekt strategjik nga Bashkimi Europian por edhe nga Shtetet e Bashkuara, pasi pritet që të ulë varësinë e Europës nga gazi rus.

Vendimi i qeverisë së re italiane pritet të shkaktojë reagime të shumta nga Brukseli, ndërkohë që mund të interpretohet edhe si një lëvizje në favor të Moskës zyrtare nga Roma.

Edhe në rast se qeveria e re italiane do të marrë vendimin drastik për të anuluar “Tap”, Shqipëria nuk do të dëmtohet, përkundrazi.

Përjashtimi i Italisë do t`i linte të gjithë peshën Shqipërisë dhe gazsjellësi adriatik-jonian do të merrte një rëndësi strategjike, shkruan Scan.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë