Italia apel Francës, Matteo Salvini: Na ndihmoni me emigrantët

Italia apel Francës, Matteo Salvini: Na ndihmoni me emigrantët

Zëvendës-kryeministri i Italisë, Matteo Salvini

Zëvendës-kryeministri i Italisë, Matteo Salvini njoftoi këtë të martë se Franca duhet të tregojë më shumë “solidaritet” në çështjen e migrimit dhe të pezullojë politikën e kthimit të migrantëve që tentojnë në hyjnë në Francë përmes kalimit në pikën kufitare në Ventimiglia.

Pasi është takuar me kryeministrin hungarez Viktor Orban në Milano, Salvini është shprehur se:

Presidenti francez, Emmanuel Macron është personi i parë që duhet të tregojë solidaritet dhe ndjeshmëri për rihapje të kufirit në Ventimiglia. 

                        Matteo Salvini

Mirëpo, Salvini është shprehur se janë duke vazhduar bisedimet me Gjermaninë dhe se shumë shpejt mund të arrihet një marrëveshje për të kthyer migrantët që shkojnë në këtë shtet përmes Italisë.

Gjëja më e rëndësishme për Italinë është që të ketë zero-shkëmbim, që i bie se ne jemi të gatshëm të kthejmë në shtetin tonë migrantët e përfshirë në lëvizjet sekondare, për aq kohë sa numri i njëjtë i migrantëve largohet nga shteti ynë.  

                         Matteo Salvini

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tayna tregon momentin e arrestimit në Zvicër: Qëndrova 5 orë në burg

Tayna tregon momentin e arrestimit në Zvicër: Qëndrova 5 orë në burg