Rome- Një 34 vjeçar është arrestuar në Itali pasi autoritetet shqiptare kërkuan ekstradmin e tij. Media italiane shkruan se ai u arrestua në apartament në Trastevere, të Italisë.
Pak ditë më parë qeveria shqiptare bëri kërkesën për ekstradimin e 34-vjeçari të dënuar në Shqipëri me 4 vite burg për veprën e falsifikimit të dokumenteve; Pas kësaj, Gjykata e Apelit Leçe ka dhënë masën e sigurimit në burg, duke deleguar për ekzekutimin agjentët e Policisë së Shtetit.
Kërkimet fillestare nuk dhanë rezultat, por, pas një sërë kontrollesh, 34-vjeçari u gjet në shtëpinë e një të njohuri, në një apartament në Trastevere.

Në hetim dhe personi që strehonte të riun, shkruan media italiane.
S.G/Shqiptarja.comKomente

